Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tre ndeshje pa fitore dhe rrezik për ‘Final Four’, Vllaznia mund të ‘plasë bombën’ te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Tre ndeshje pa fitore dhe rrezik për ‘Final Four’, Vllaznia

Tirana – Vllaznia është sfida që do të ketë vëmendjen më të madhe në këtë javë të futbollit shqiptar. Dy skuadrat më të vjetra në Shqipëri përplasen në Klasiken e rradhës e cila do të luhet të dielën në orën 13:30 në ‘Selman Stërmasi’, për javën e 17-të të kampionatit.

Ky duel pritet me shumë interes për atë ç’ka do të prodhojë në fushën e lojës e mbi të gjitha, pas 90 minutave. Ekipet i ndajnë vetëm 3 pikë në renditje me Tiranën në vendin e 3-të dhe Vllaznisë në të 5-tin jashtë ‘Final Four’.

Bardheblutë janë në një moment të vështirë ku kanë 3 ndeshje pa fitore duke marrë vetëm 2 pikë. Një tjetër disfatë të dielën do të ishte tronditëse në kampin bardheblu që rrezikon të humbasë edhe pozitën në ‘Final Four’.

Trajneri Julian Ahmataj do të duhet të bëjë edhe pa lojtarin kryesor Florent Hasani i cili është dëmtuar dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të luajë më me bardheblutë pasi do të transferohet jashtë vendit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga