Skënderbeu është një nga ekipet më në formë të momentit, teksa numëron gjashtë fitore radhazi. Tre nga katër ndeshjet e ardhshme skuadra e Dajës do i luajë kundër Bylisit. Bëhet fjalë për dy ndeshjet e Kupës dhe një ndeshje në kampionat. Vlen të theksohet se programi është aq i ndeshur saqë këto përballje do zhvillohen në harkun kohor prej 13 ditësh.
Trajneri Ilir Daja e di mirë rëndësinë e këtyre përballjeve, pasi kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të sezonit. Synimi për teknikun Daja është i qartë, pasi kërkohet ruajtja e formës aktuale. Se sa do ia dalë, mbetet të shihet.
Poll
