Milan pritet t’i futet një revolucioni në merkaton e verës për të përforcuar ekipin. Shumë lojtarë janë në largim me Adli, Bakayoko, Lazetic, Dest që e kanë të sigurtë largimin ndërsa të tjerë si Diaz, Ballo-Toure e Vrancx janë në shqyrtim nga drejtuesit.
Drejtori Maldini është futur kokë e këmbë në merkato dhe është gati për të treguar edhe njëherë klasin e tij. Kampionët e Serie A kanë piketuar 3 goditje nga mbrojtja deri në sulm dhe mbi të gjitha për 0 euro.
Evan Ndicka, mbrojtësi i Eintracht Frankfurt, Hussem Aouar, mesfushori i Lyon dhe Marco Asensio, sulmuesi i Real Madrid të gjithëve u skadon kontrata në fund të sezonit dhe kuqezinjtë janë gati t’i rrëmbejnë në ekip.
Poll