
Ardian Cuculi u largua nga Kukësi pas përfundimit të sezonit. Qendërmbrojtësi mbylli aventurën me verilindorët pas përfundimit të kontratës dhe palët nuk diskutuan për një rinovim. Aktualisht, Cuculi është pa skuadër, ndërsa ditët e fundit ishte folur se lojtari do të bashkohej me Prishtinën që drejtohet nga Mirel Josa.
Siç raporton "GazetaSheshi", kjo marrëveshje po shkon drejt dështimit. Arsyea është se palët nuk kanë gjetur akordin finaciar mes tyre, ndërsa pritet edhe një takim i fundit. Prishtina po mendon dhe për alternativa të tjera në rast se nk do të firmos me ish-mbrojtësin e Kukësit.
Poll