Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Transferta e Kosovës, trajneri Giresse: Duam vendin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta e Kosovës, trajneri Giresse: Duam vendin e dytë

Kosova luan nesër në 18:00 me Irlandën e Veriut në transfertë, sfidë që vlen për ligën C të Nations League. Në konferencën para ndeshjes, trajneri i Dardanëve Alain Giresse i ka dhënë rëndësi duelit, edhe pse Greqia ka dalë matematikisht e para në grup.

“Patjetër që ndeshja me Irlandën e Veriut se është e rëndësishme për ne, sepse është ndeshje zyrtare e UEFA-s dhe vlerësohet në sistemin e renditjes. Kështu që kemi të bëjmë me një ndeshje që ka rëndësi. Ne kemi ardhur këtu për të tentuar të marrim rezultat pozitiv në këtë përballje dhe shpresoj t’ia dalim.

Është e qartë që Greqia e ka fituar grupin, por për ne tani është e rëndësishme të konfirmojmë pozitën e dytë këtë edicion. Ky është synimi i ekipit tonë, tani për tani, pra vendi i dytë në grup pas këtyre dy ndeshjeve të fundit që kemi”, tha Giresse.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga