Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për blerjen zyrtare të Daichi Kamada nga Milani. Mesfushori sulmues do të largohet nga Eintracht Frankfurt si transferim i lirë në verë dhe kuqezinjtë tashmë kanë arritur një marrëveshje me lojtarin për një kontratë 5-vjeçare.
[caption id="attachment_694770" align="alignnone" width="414"] Daichi Kamada[/caption]
Japonezi do t'i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore që në fillim të javës së ardhshme. Sezoni i tij ishte mjaft pozitiv në nivel personal: me një finale të Kupës së Gjermanisë ende për t’u luajtur, ai ka shënuar 16 gola dhe 7 asistime në 46 ndeshje, madje duke gjetur 3 gola në Champions League.
Nuk është një prezantim i keq dhe kjo ka bërë që të zgjojë interesin e shumë klubeve si Dortmund, Atletico Madrid dhe ato angleze, por në fund kuqezinjtë duket se ia kanë dalë ta bëjnë për vete.