Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Transferimet rekord në Superiore, reagon edhe Armand DUKA

Shkruar nga NEWSPORT
Transferimet rekord në Superiore, reagon edhe Armand DUKA

Transferimi i Simon Simonit, Xhuliano Skukës dhe Redon Xhixhës, ka sjellë edhe përshëndetjen e Armand Dukës.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë një postim në kanalet zyrtare, në rrjetet sociale ku përshëndet punën e mirë të lojtarëve, por edhe të klubeve me transferimet e tyre.

Një shembull për të gjithë se si në fund puna e palodhshme shpërblehet për të gjithë ata që nuk ndalen. Në postimin e tij në facebook, Duka shkruan:

“Dëshiroj të përshëndes transferimet e rëndësishme të tre prej lojtarëve më cilësor të Abissnet Superiore. Simon Simoni, Xhuliano Skuka dhe Redon Xhixha janë produkte bio të kampionatit tonë, akademive e klubeve që kanë punuar seriozisht me futbollin e moshave. Gjithmonë kam inkurajuar dhe do të mbështes ato klube e akademi që bëjnë një punë të madhe me elementin e ri.

Simoni, Skuka dhe Xhixha janë në të njëjtën kohë dhe konfirmimi i rritjes së vazhdueshme të kampionatit, cilësisë së tij dhe tregojnë se produkti jonë ka vlera e mund të konkurojë denjësisht në arenën ndërkombëtare. Ky është një shembull konkret se me pak më shumë punë e kujdes në menaxhim mund të kemi më shumë raste të tilla suksesi.

Shumë urime për djemtë tanë dhe jam besimplotë se do të na bëjnë krenar edhe në të ardhmen!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga