Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Trajneri më ka ndryshuar pozicionin, kam oferta”, rrëfehet Myrto Uzuni: Synoj 15 gola këtë sezon. Kombëtarja? Dua t’u shënoj të 3-jave

Shkruar nga NEWSPORT
“Trajneri më ka ndryshuar pozicionin, kam oferta”,

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më të spikatur te Granada. Lojtari i kombëtares ishte i pari nga futbollistët kuqezi që gjeti rrugën e rrjetës në vitin 2024.

Beratasi shënoi në fitoren 3-0 që Granada mori ndaj Cadiz më 3 janar. Uzuni është riktheyr të flas për komëbtaren, Granadan, Euro 2024, pritshëmritë dhe mungesën e golave në këtë sezon.

“I pari që shënon në 2024, viti nis mbarë? Së pari dua të uroj të gjithë shqiptarët gëzuar festat, vitin e ri dhe u uroj mbarësi. Po është e vërtetë viti ka nisur mbarë, duke ditur që vinim nga një ecuri e keqe, ndaj ishte shumë e rëndësishme që shënova dhe që fituam.

Pozicioni juaj këtë vit ka ndryshuar taktikisht nga ai i sezonit të shkuar? Normale që La Liga është shumë e fortë. Përsa i përket vendit tim u ndryshuan trajnerët dhe më ndryshoi pozicionin ia shpreha pakënaqësinë time për ndryshimin, ndërsa tani mora vendin tim dhe shënova.

Pritshmëritë? Nuk është se më jepen 7 apo 8 raste për ndeshje, unë kam pak raste dhe ato pak raste mundohem t’i shfrytëzoj. Gjashtë gola nuk janë pak në La Liga, është shumë e vështirë të shënosh aty.

Reali apo Barcelona, kush është më lart? Reali për mua është më i vështirë dhe më lartë, për mua Reali është dy herë më lart se Barcelona në nivel.

E ardhmja? Në një vit e gjysmë kam shënuar 30 gola, nuk mungojnë oferta, por për momentin jam i përqendruar të bëj mirë këtu ku ndodhem. Unë ndjehem shumë mirë në La Liga, më pëlqen ky kampionat, pasi ka skuadra si Reali, Atletico apo edhe Barcelona.

Kombëtarja? Për ekipin kombëtare dhe për fanellën kuqezi jam i gatshëm të luajë aty ku i duhem trajnerit, dua që të jap maksimumin për ekipin Kombëtar.

Shorti dhe golat? Kemi një short shumë të vështirë, me Kroacinë besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Kam shumë dëshirë që t’u shënojë si Spanjës edhe Italisë e Kroacisë.

Qëllimi? Qëllimi i këtij sezoni është që të kap kuotën e 15 golave, ndoshta për të tjerët duket disi e pamundur, por jo për mua”, ka përfunduar Uzuni për “Supersport”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga