
Pas humbjes 3-0 me Vllazninë, ka folur trajneri i Korabit Gerd Haxhiu, për lojën e zhvilluar, duke kritikuar lojën, por edhe lojtarët.
"Pak gola të shënuar nga nga skuadra jonë, mënyra që pësojmë gol është shqetësuese. Luajmë mirë, por humbasim rastet para portës.
Duhet të shfrytëzojmë rastet. Edhe pse punojmë shumë, ka ende punë për të bërë. U munduam të ndryshonim diçka në pjesën e dytë, krijuam raste, në momentin më të mirë pësuam gol dhe kjo për ne ishte goditje, pasi skuadra humbi toruan.
Ajo që shikon në fund është numri, dhe 3-0 është goditje.
Përgatitja për lojën tjetër do jetë maksimale nga ana jonë, pasi duhet një fitore e menjëhershme.
Është e vërtetë që kemi shumë probleme, jam teknik që kuptoj gabime, por vjen një pikë që nuk ke kohë për rikuperim problemi. Kemi nevojë për ndryshime. Sot u mbush kupa, nuk ka më tolerime. Që nga ndeshja e radhës do bëj gjithçka për të ndryshuar.
Në ndeshjen e ardhme kemi kontigjent lojtarësh për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe kjo do bëhet në mënyrë imediate", tha trajneri i Korabit, Gerd Haxhi për Supersport.