Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

Trajneri i Kombëtares së Tenisit: Fëmijëve të Vlorës, deti dhe klima i bëjnë pasionant për tenisin

Shkruar nga NEWSPORT

Fatos Nallbani, trajneri i kombëtares së Tenisit ka zbritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës për të qenë ndoshta ndër të parët që hap edhe fushat e reja të tenisit në fund të lungomares në këtë qytet.

Ai me raketat e tenisit në Vlorë, është shprehur se ndjehet i kënaqur për mundësinë dhe investimin e ri të qeverisë dhe bashkisë për këtë qytet, për një sport sic është tenisi.

“Gjithë ndihma dhe përpjekjet e shoqatës Vlora por edhe tonat u konkluduan. Ne i hapëm këto fusha me fëmijët e vegjël në një seancë stërvitore. Mua orët e punës këtu më kaluan pa u ndjerë sepse fëmijët e kishin pasion këtë sport. Sic duket deti e klima i bën më të shkathët. U ambjentuan shumë shpejt me sportin dhe janë gati të luajnë me njëri tjetrin” tha trajneri i kombëtares së Tenisit Fatos Nallbati.

Në datat 3-4 gusht në fushat e reja të tenisit në lungomaren e Vlorës u organizua një kampionat i shkurtër dy ditor me fëmijë të moshave 10-16 vjec që do të kishin dëshirë të merrnin leksione falas për tenisin. Dhe për dy ditë me radhë, fushat e reja u mbipopulluan nga fëmijët dhe prindërit e tyre.

Tags:

TENIS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga