Tomori po vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës përballë Lushjnes, të shtunën në transfertën e orës 13:00 për javën e 15-të t Kategorisë së Parë. Beratasit vijnë nga një barazim spektakolar 3-3 me Besën dhe duan të rikthehen te fitorja për të vijuar garën për nëj vend në zonën Play-Off.
Mungesat e mesfushorit Laurent Ismailaj dhe mbrojtësit Paolo Kasmollari shqetësojnë stafin teknik që vetë do të ketë një tjetër “mungesë”. Trajneri kryesor Klodian Arbëri nuk ka qenë prezent me ekipin pasi ka udhëtuar në Tiranë për të zhvilluar kursin e trajnerit për licensën UEFA A. Vendin e tij përkohësisht e ka marrë nipi, Polizoi Arbëri, që është njëkohësisht edhe zv.trajneri i skuadrës.
Poll