
Nedim Bajrami është larguar nga Empoli dhe tashmë do të mbajë veshur fanelën e Sassuolos në Serie A. Mesfushori shqiptarë u ka kushtuar arkave të ekipit italian pot 6 milionë euro, të cilët derdhen në llogarinë e skuadrës toskane.
Ndaj Atalantës në fundjavë, fantazishti do të bëjë debutimin e tij me skuadrën e re. Trajneri Dionisi në konferencën për shtyp në prag të takimit me skuadrën e Berat Gjimshitit nuk ka kursyer elozhet për Bajramit.
“Bajrami ka një kualitet të ndryshëm nga lojtarët tanë ofensivë. Jam gjithashtu i bindur se ai do të bëjë mirë. Ai kishte një kampionat të shkëlqyer me Empolin sezonin e kaluar.Jam shumë i lumtur që klubi e bleu.
Ne humbëm një lojtar të jashtëzakonshëm si Traore, por morëm lojtarin e duhur për ta zëvendësuar. Bajrami dueht të jetë i gatshëm, jo për mua, por për shokët e tij të skuadrës dhe ata do ta ndihmojnë atë. Jam i sigurt që ai do t’i japë një dorë të mirë ekipit”, u shpreh Dionisi.