Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj foli për MCN TV në prag të sfidës mes Partizanit dhe Kukësit në Arenën e Demave.
“Pritet një ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë të luash me Kukësin këtë sezon. E rëndësishme pasi na kualifikon më tej. Kupa është e rëndësishme, kemi mundësi të luajmë në të dy kompeticionet, lojtarët po kthehen avash avash. Kemi 2-3 probleme të vogla, por do të kthehen. Po futemi në një fazë të nxehtë dhe duhet të kemi një performancë në rritje.
Kur ndryshon trajner, normalisht ka kostot e veta, jemi munduar të minimizojmë këto oshilacione. Ekipi po vazhdon të konsolidohet dhe normaliteti është që të futemi e të fitojmë çdo ndeshje deri në fund. Nëse nuk arrijmë ta bëjmë, atëherë nuk i kemi marrë maksimumin kontigjentit.
Vendi i parë vjen automatikisht nëse tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Trajneri i ri e ka perceptuar ekipin, e ka kuptuar. Distanca me kreun është shkurtuar dhe tani duhet ta synojmë”, tha Abilaliaj.