Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri i Luftëtarit, Milinkoviç: Kemi vetëm 14 lojtarë të aftë për Superligën

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Luftëtarit, Milinkoviç: Kemi vetëm 14 lojtarë

I barabartë me kundërshtarët më të fortë në fushën e blertë edhe aspak inferior edhe përsa u përket kushteve të stërvitjes. Luftëtari ashtu si të gjitha skuadrat e kreut ndodhet në Turqi për fazën përgatitore dhe kjo tregon seriozitetit me të cilin është futur në garë klubi gjirokastit, edhe pse vjen nga Kategoria e Parë. Nga Side e  Antalyas, trajneri Mlladen Milinkoviç, e pranon në një intervistë për "Supersport", se kushtet e akomodimit dhe stërvitjes janë optimale.

“Për mua është normale që të gjitha skuadrat të kenë kushte të mira për stërvitje, por fatkeqësisht disa ekipe nuk i kanë mundësitë financiare. Ne jemi shumë të lumtur që presidenti ynë e di sesa e rëndësishme është për një skuadër të përgatitet me kushte të mira. Hoteli, fushat gjithcka është ok. Krahasuar me Shqipërinë ku është shumë ftohtë, jemi shumë mirë këtu.”

Shqetësues për trajnerin serb, është fakti që me largimin e disa lojtarëve, organika është reduktuar ndjeshëm, dhe për të përballuar garën duhen të paktën edhe katër lojtarë cilësorë.

“Para së gjithash shumë lojtarë u larguan nga skuadrat, po ne po presim të tjerë. Vetëm Lamcja dhe Zguro kanë ardhur nga fillimi, Boyong nuk ka mbërritur sepse është bllokuar në Stamboll nga koha e keqe. Presim 5 lojtarë të tjerë, kemi disa të rinj në provë, por ata nuk janë gati të na ndihmojnë për pjesën e  dytë të sezonit. Me disa lojtara kemi bërë marrëveshje e presim vizat që të mbërrijnë,  me një tjetër kemi kontratë. Nëse vijnë të gjithë, atëherë do të vendosim se në cilin pozicion do të marrim lojtarë shqiptarë. Ne do të përpiqemi të luajmë futboll të bukur në dy fazat e mbetura, por për momentin kemi vetëm 14 lojtarë të aftë për superligën. Nëse duhet të mbajmë të njëjtin ritëm, por na nevojiten të paktën edhe 4 lojtrarë, sepse për pjesën e mbetur do të ketë më shumë kartonë. Duhen 18 lojtarë të aftë për të luajtur në formacion.”

Milinkovic nuk është kundër shtyrjes së kampionatit, pas kërkesës së pjesës më të madhe të klubeve. Përkundrazi, 48-vjecari shpjegon se shmangia e motit të keq, do të thotë më shumë cilësi në lojë dhe në terrenet sportive.

Ne kemi planifikuar të luajmë më 21 janar. Nëse nuk janë kushtet e mira jam dakord që të shtyhet kampionati. Në kushte të vështira prishen edhe fushat dhe s’do të ketë futboll të bukur. Duhet të mendojmë edhe për futbollistët. Kur është ftohtë s’vijnë as tifozët.

Në lidhje të drejpërdrejtë nga Antalia foli edhe drejtori sportiv Gentian Nora, i cili zbuloi se për Kristal Abazajn ka ardhur një ofertë nga një klub grek, ndërsa për futbollistët e tjerë, janë thjesht zëra merkatoje.

Përsa i përket shtyrjes së mundshme të kampionatit Nora tha se nëse kjo ndodh mund të ketë rishikim të programit, duke qëndruar edhe disa ditë më shumë në Antalia. Është zyrtarizuar gjithashtu edhe një miqësore e dytë në Antalya, me skuadrën rumune të Botosanit më 15 janar.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga