
Ballkani do të luajë këtë javë kundër Llapit, ndeshje e vlefshme për Superligën e Kosovës. Për këtë sfidë ka folur, Tahir Batatina i cili ka deklaruar se skuadra e tij është në garë për titullin kampion.
Ballkani vjen në këtë takim pas fitores 2-0, por përveç rezultatit pozitiv, mbresëlënëse ka qenë loja në fushë. Megjithatë tekniku i Llapit nuk i druhet aspak teksa ka deklaruar për gazetën "Zëri":
"Ne shkojmë dhe luajmë si në çdo ndeshje tjetër. Kampionati është i gjatë dhe nëse dikush mendon se lufta për titull ka mbaruar, atëherë gabon shumë. E respektojmë Ballkanin, por do të japim më të mirën për rezultat pozitiv".
Kujtojmë që Ballkani ndodhet në vendin e parë me 29 pikë, ndërsa Llapi në të pestin me 23 pikë.