
Edon Zhegrova është rikuperuar nga dëmtimi. Anësori i përfaqësueses së Kosovës ia ka dalë dhe nesër do të jetë në fushë kundër Troyes. Lajmi është bërë me dije nga trajneri i Lille, Paulo Fonseca.
Ai ka dalë në konferencë për shtyp mediat duke treguar gjendjen e fantazistit. Edhe pse është rikuperuar tërësisht, Zhegrova do ta ketë të vështirë të luajë gjatë gjithë takimit.
“Edoni është plotësisht gati. Por do ta ketë të vështirë të luajë 90 minuta”, ka thënë trajneri Paulo Fonseca.
Poll