Arjan Bellai ka folur pas humbjes 2-0 kundër Kukësit. Trajneri i Bylisit u shfaq i mërzitur pas takimit, si dhe kërkoi falje për kontestimin për VAR-in. Në prononcimin e zakonshëm pas takimit, tekniku i mallakastriotëve u shpreh:
“Unë dua të them i jap përgëzime çunave për atë përpjekje që bënë. S’mund të them që na mundi Kukësi. Bëmë dy gabime të pastra. Vetëm na mungonte qetësia dhe finalizimi i saktë. Një gol do të vinte Kukësin në presion. Kishim qarkullimin e topit. E humbëm këtë ndeshje nga gabimet individuale. Futbolli është lojë kolektive dhe të gjithë kemi faj për humbjen. Bëri mirë që erdhi kjo humbje për të qëndruar me këmbë në tokë. Sot kishim mundësi të shënonim. Edhe goli me VAR, ndihmon ata që shënojnë gol. Ne do të vazhdojmë dhe s’do të ulim kokën. Me Tiranën e kemi në shtëpi dhe është e vështirë.
Gjyqtari? VAR ishte më i saktë. Ai ishte momenti. Të gjithë trajnerët bëjnë gabime dhe unë bëra gabim. Është faji im që u ankova te arbitri dhe vëzhguesi i ndeshjes. Dalim edhe ne ndonjëherë nga kornizat.
Golat me Erzenin? Jo nuk harxhuam golat me Erzenin. Nuk kemi lojtarë me eksperiencë të madhe. Kënaqësia në vetvete të sjell këto rezultate. Besuam më shumë te vetja. Futbolli të ndëshkon siç bëri me ne sot. Ata që janë para porte duhet të jenë sa më të qetë që goli të ketë vlerë”, tha ai.