
Bylis nuk mundi ta ndalte Partizanin duke mos marrë asnjë pikë në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga trajneri Naxhi Shensoi u mposht minimalisht 1-0 në stadiumin “Adush Muça”.
Dukshëm mallakastriotët po vuajnë dhe këtë e tregoi fusha e blertë. Në prononcimin e zakonshëm pas ndeshje, tekniku Shensoi deklaroi për Oversport:
“Para 1 muaji erdha në Ballsh. Nuk e njihja skuadrën. Shumë mirë na eci kundër Vllaznisë. Fituam jo me një lojë të mirë. E kërkuam madje fitoren me Vllazninë. Fitorja me Kastriotin na ngriti vetëbesimin. Edhe në Kupë kishim shanse për ta çuar në 2-0 rezultatin. Por, kartoni i verdhë na penalizoi. Grafika e vetëbesimit shkonte lart. Do të kishte qenë më mirë që Partizani të fitonte me Laçin dhe të vinte këtu me vetëbesim këtu. Bylisit i duhen 1.04 pikë dhe mbijeton. Ndërsa me 2 pikë në Shqipëri bëhesh kampion. Dua që në 4 ndeshjet e radhës të fitoj 8 pikë. Duhet të bëjmë një aksion dhe të marrim pikë.
Mungesat e Bylisit? Mos të harrojmë që patëm probleme me Trumcin. Mandej Felipe në sulm, shumë cilësor. Patëm dy të dëmtuar si Adilin dhe Damçevskin. Më shumë tentuam të mbronim rezultatin 0-0. Shumë u mundova unë si trajner për të luajtur ofensivisht. Ndoshta vetëm një gabim mund të ketë bërë. Megjithatë për mua kanë qenë të mirë. Na kanë mohuar një penallti ma merr mendja.
Ndeshja më e keqe? Fakt është. Por, prej 4 ndeshjeve të thashë edhe një herë. Nuk mund të luash gjithmonë njësoj. Në përgjithësi keni të drejtë. Prej ndeshjes së ardhshme do të rrisim vetëbesimin”, tha ai.