
Shpëtim Duro ka folur pas ndeshjes kundër Luftëtarit. Trajneri i Flamurtarit deklaroi:
"Rezultati 1-0 asnjëher nuk ka garanci. Ne duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Normalisht dihen aftësitë dhe vlerat e Siljanovksit, por edhe Jakovljevic bëri mirë duke mbrojtur Bregun. Por, ai duhet të mbrojtur në çdo moment pasi siç na tregoi, na ndëshkoi në momentet e fundit.
Shumë ndeshje kemi pasur për t'i fituar, por asnjë takim nuk i ngja tjetrit. Me Laçin na mohoi gjyqtari penalltitë, ndërsa me Kukësin dhe Skënderbeun barazimet janë normale. Sot, kishim një skuadër që nëse do e shohim nga jashtë, barazimi është normal duke ditur pozitat e Luftëtarit. Asnjëherë nuk e quaj Luftëtarin skuadër të keqe, por përkundrazi ka 4 lojtarë që bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar. Sikurse na kanë barazuar, edhe ne kemi fituar në momentet e fundit.
Në pjesën e dytë e administruam mjaft mirë lojën dhe kishte disa momente që mund ta kishim mbyllur takimin. Kur nuk realizon, rrezikon të pësosh. Bushiç nuk ka qenë në 100 përqindësh. Kam sakrifikuar shumë me atë futbollist. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, por fatkeqësisht barazuam.
Nuk kam folur me Idrizin për tifozët. Do të shohim gjatë javë se çdo të vendosim. Tifozët janë shumë të rëndësishëm. Është diskutim që do e shohim gjatë javës", deklaroi ai.