Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Trajneri e la në tribunë, futbollisti i Skënderbeut largohet nga grumbullimi

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri e la në tribunë, futbollisti i Skënderbeut largohet nga

Futbollisti i Skënderbeut, Leonat Vitija ka lënë përfaqësuesen U-21 të Kosovës dhe është larguar nga grumbullimi. Gjithçka ka ardhur pasi trajneri i Dardanëve e ka lënë mbrojtësin në tribunë, duke mos e aktivizuar në humbjen që Kosova mori 0-1 me Çekinë.

Në lidhje me këtë situatë, Vitija ka marrë vendimin drastik dhe mbase të nxituar për t'u larguar nga grupi. "Kam qenë një lojtar i rregullt i Kosovës U-21. Kam luajtur edhe në grupmoshat e tjera dhe kam statistikat më të mira se të gjithë aty. Trajneri pa arsye më lë në tribunë dhe kam vendosur të largohem nga grumbullimi", tha Vitija që është titullar edhe te korçarët, duke shigjetuar trajnerin gjerman Michael Nees.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga