
Trajneri i Skënderbeut sërish në qendër të vëmendjes së mediave italiane, sërish për opinionet dhe analizat e tij mbi Serinë A. Së fundmi, ish-trajneri i Napolit, Andrea Agostineli ka folur për radion " Kiss Kiss Napoli" për ekipin ku luan edhe Elseid Hysaj.
"Sarri ka të drejtë. Në Champions nuk mund të eksperimentohet. Mendoj se Benitez do të arrinte rezultate të shkëlqyera me modulin që po përdor trajneri aktual i Napolit. Rasti më i mirë i kësaj që po them është Hamshik.
Kapiteni i Napolit, me Benitezin ishte jashtë 'orbite'. Por, mes Sarrin është kthyer në një pikë e fortë e skuadrës, një pikë thelbësore për lojën e Napolit dhe i pazëvendësueshëm në skuadër”, u shpreh Agostineli për radio " Kiss Kiss Napoli".