Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Bashkia e Durrësit nderon volejbollistin e vrarë tragjikisht

Shkruar nga NEWSPORT
Bashkia e Durrësit nderon volejbollistin e vrarë tragjikisht

Ditën e sotme Bashkia e Durrësit ka marrë vendim për t’i vendosur emrin e volejbollistit Juxhin Guza një rruge të qytetit. Rruga “Mbreti Mytil” me vendim të Këshillit Bashkiak tashmë do të quhet “Juxhin Guza”.

Guza u vra në moshën 25-vjeçare, 5 vjet më parë në një ngjarje tragjike ende të pazbardhur. Ai u sulmua me thikë nga persona të paidentifikuar në hyrje të banesës së tij. Për ditë me rradhë Policia e Durrësit u vu në ndjekje të autorëve, po nuk pati rezultat. 30 mijë euro shpërblim u vendosën për personat që mund të jepnin informacion për ngjarjen.

Kupa e Federatës në volejboll që prej asaj ngjarjeje quhet Kupa Juxhin Guza.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu