Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tragjedia "shfaq" babain e Dwamenas: Jemi të trishtuar, kërkojmë urgjentisht kthimin e trupit në Ganë

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedia "shfaq" babain e Dwamenas: Jemi të trishtuar,

Ndarja nga jeta e Raphael Dwamenas vazhdon të diskutohet, nëse mund të shmangej kjo tragjedi. U ndaj nga jeta në moshën 28-vjeçare, teksa nuk mundi të mbijetonte pas arrestit kardiak që pësoi në fushën e lojës në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit.

Dwamena ka pasur një jetëse të vështirë, teka është rritur nga gjyshja, pasi prindërit e tij e braktisën që pas lidhjes, por tashmë pas tragjedisë është shfaqur babai i të ndjerit. Patrick Amoako Sefa që është i ati i Dwamenas ka kërkuar në mënyrë urgjente autoriteteve të futbollit për ndihmë në kthimin e trupit të djalit të tij në Ganë.

 “Kur dëgjuam lajmin nuk ishte e lehtë, e gjithë familja ishte shumë e trishtuar dhe duke qarë. Ne kemi folur me gruan e tij dhe kur folëm ajo tha se nuk ka ambasadë të Ganës në Shqipëri, kështu që ata po bëjnë përgatitjet për të kërkuar një fluturim për në Turqi përpara se të mund ta sjellim trupin. Kështu që tani është radha jonë për të ndihmuar, unë po i bëj thirrje Federatës së Futbollit të Ganës që të na ndihmojë që ta sjellim trupin në Ganë dhe të shikojmë se si do t’ja dalim. Ajo që do të them është se ganezët duhet të luten për ne”, ka theksuar i ati i Dwamenas për mediet ganeze.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga