
Është zhvilluar takimi që tashmë është bërë traditë mes kryesisë së Kukësit dhe presidencave të skuadrave të ndryshme që luajnë në kompeticionet Europiane. Nëse një javë më parë pala austriake zhvilloi darkën e zakonshme duke bërë disa dhurata për palën shqiptare, këtë herë ka qenë radha e kuksianëve që të kthejnë respektin.
Të ftuar në mbrëmjen e djeshme, drejtuesit e Kukësit me në krye presidentin Safet Gjici kanë organizuar darkën mes dy presidencave. Është diskutuar për ndeshjen, ndërsa numri një i Kukësit iu ka dhuruar austriakëve një çifteli, si simbol i veriut të Shqipërisë.
[gallery columns="1" size="full" ids="18831,18830,18829,18828"]
Galeria fotografike ()
Poll