Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tour de France, Froome “prek” titullin e katërt

Shkruar nga NEWSPORT
Tour de France, Froome “prek” titullin e katërt

Chris Froome hipotekon Tour de France për të katërtën herë në karrierën e tij edhe pse zyrtarisht gara më spektakolare e çiklizmit do të mbyllet me prologun drejt Parisit. Britaniku arriti të mbante larg në klasifikimin e përgjithshëm rivalin Rigoberto Uran pas garës së kronometruar të Marsejës që u fitua nga polaku Maciej Bodnar, i cili regjistroi kohën më të shpejtë, 28 minuta e 15 sekonda e 1 sekondë më pak se Kwiatkowski.

Humbesi i madh i kësaj etape ishte francezi Romain Bardet por edhe kronometristi Tony Martin. Vendi i tretë i etapës shkoi pikërisht Froome që në Paris do të ketë mundësinë të bëhet i shtati çiklist në historinë e Tour de France që e fiton këtë turne pa arritur të dalë i pari në asnjë garë.

54 janë sekondat e distancës mes Froome dhe Uran në klasifikimin e përgjithshëm por për britanikun e Team Sky tashmë titulli është një çështje e hipotekuar.

Vitin e shkuar, Frrome triumfoi në duelin me Bardet me 4 minuta më pak, ndërsa në 2015-ën, duelet kryesore i pati me kolumbianin Nairo Quindana të cilin e la me rreth një minutë më shumë. Vendi i tretë në klasifikimin e përgjithshëm shkon pikërisht për Bardet, ndërsa MIkel Landa dhe Fabio Aru mbyllin pesëshen e parë të klasifikimit./Supersport

Tags:

BOTA MOTOGP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga