
Tottenham vijon të humbë, teksa sot ka regjistruar disfatën e tretë radhazi për këtë sezon futbollistik. Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochetinos u mposht në transfertë nga Brighton me rezultatin 3-0.
Golat u shënuan nga Maupay në minutën e 3-të, Connolly në të 32-tën dhe 65-tën. Veç rezultatit, Tottenham humbi edhe një lojtar të rëndësishëm siç është Hugo Lloris i cili theu dorën duke shtuar në këtë mënyrë hallet për anglezët.
Të mërkurën, "Spursat" u mposhtën 7-2 nga Bayern Munchen, ndërsa sot pësojnë disfatën e radhës në Premier League.
Poll