Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

E jashtëzakonshme/ Topi zyrtar i Champions Leagues sjell një surprizë fantastike

Shkruar nga NEWSPORT
E jashtëzakonshme/ Topi zyrtar i Champions Leagues sjell një

Champions League ka përcaktuar 32 skuadrat pjesëmarrëse të këtij sezoni, ndërsa sot në orën 18:00 do të hidhet edhe shorti i grupeve të kompeticionit më të madh futbollistik europian për klube.

Por, surpriza që kanë përgatitur organizatorët e turneut vjen pikërisht në dizajnin e topit që do të përdoret për ndeshjet në Champions.

Përveç ngjyrave të veçanta, ajo që e bën fantastik janë katër mesazhet që kanë shkruar në të, nga katër “yje” të futbollit europian, Mesut Ozil, Garet Bejl, Toni Kros dhe Xhejms Rodrigez. Katër mesazhe domethënëse dhe të goditura duke personifikuar njëkohësisht edhe karakterin sportiv të këtyre futbollistëve.

Ja mesazhet që i janë bashkëngjitur dizajnit të topit të Champions League për sezonin 2016-2017:

Mesut Ozil: "Luaj jetën tënde, unë luaj timen"

Garet Bejl: "Të jesh më i shpejtë se një plumb"

Toni Kros: "Kontrolli i lojës është gjithçka"

Xhejms Rodrigez: "Krijimtaria fiton"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga