Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Topi i Artë 2017, ja 5 arsye pse Cristiano Ronaldo duhet të fitojë për herë të 5-të çmimin prestigjoz

Shkruar nga NEWSPORT
Topi i Artë 2017, ja 5 arsye pse Cristiano Ronaldo duhet të

Sonte në orën 19:55 do zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e Topit të Artë për vitin 2017. Pretendenti kryesor është Cristiano Ronaldo që pritet të marrë trofeun si lojtari më i mirë në Botë për herë të pestë në karrierë. Por a është vërtetë Ronaldo më i miri për sezonin që lamë pas, a meriton portugezi që për herë të pestë të jetë më i miri në Botë ? Epo, ne mendojmë që po dhe më poshtë keni 5 arsye se pse Cristiano Ronaldo duhet që të fitojë për herë të 5-të Topin e Artë.

1. Në sezonin 2016-2017 anësori portugez realizoi 42 gola në 46 takime duke qenë absolutisht një nga golashënuesit më të mirë në Europë përsa i përket mesatares së shënimit. Gjithashtu edhe në këtë sezon statistikat e Ronaldos janë mbresëlënëse pavarësisht kritikave ndaj tij për "thatësirë" golash por ish-lojtari i United ka realizuar 12 në 18 takime. BOMBER.

2. Ai ishte golashënuesi më i mirë i sezonit 2016-2017 në Champions League. Ronaldo realizoi 12 gola në këtë kompeticion duke lënë pikërisht pas në këtë garë rivalin e tij të përjetshëm Leo Messi i cili e mbylli me 11 gola Champions League vitin e kaluar. Gjithashtu Ronaldo u bë i pari lojtar që arrin 100 gola në këtë kompeticion. REKORDMEN.

3. Cristiano Ronaldo ishte padyshim "lojtari i ndeshjes" në finalen e Cardiffit kundër Juventusit. Një dygolësh i tij ndihmoi shumë madrilenët që të arrinin të fitonin për herë të 12-të në historinë e tyre trofeun me veshë të mëdhenj. Gjithnjë shënues në ndeshjet e mëdha. PËRCAKTUES.

4. Trofetë e fituar me ekipin janë në favor të portugezit. Gjatë kësaj periudhe Ronaldo numëron plot 4 trofe të fituar ku spikat Champions League e për të vazhduar më pas me kampionatin spanjoll, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës. 4 trofe të fituar në më pak se një vit që flasin dukshëm në favor të portugezit. FITIMTAR.

5. Ronaldo ka qenë përcaktues edhe për fatet e kombëtares së tij të Portugalisë. 15 golat e tij që ishin një rekord për kualifikueset ndihmuan që luzitanët të shkonin në Botëror pa pasur nevojë që të luanin në play-off. Me këto 15 gola ai arriti në 32 gola të shënuar për kualifikueset e Botërorit duke kaluar edhe Miroslav Klose. Një lider i padiskutuar dhe jetik për kombëtaren e Portugalisë që pa Ronaldon do e kishin shumë të vështirë. LIDER.   /Newsport.al/

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga