Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ancelotti vesh "kostumin" e protagonistit: Më pëlqen të më quajnë Carlinho, përgjegjësi të drejtosh Brazilin

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti vesh "kostumin" e protagonistit: Më pëlqen të
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti tani quhet Carlinho. "Më kanë vënë këtë nofkë dhe më pëlqen", tha trajneri i kombëtares braziliane për “Vivo Azzurro TV”. I vetmi që ka fituar kampionate në Itali, Angli, Francë, Gjermani dhe Spanjë, plus pesë Champions League.

“Tani fillon një aventurë tjetër, është një përgjegjësi e madhe, por edhe një lumturi e madhe të kem mundësinë të stërvit kombëtaren braziliane. U prita me shumë dashuri, shpresoj ta përgatis mirë ekipin dhe të sigurohem që të jetë konkurrues në Kupën e Botës të ardhshme.

Do të duhet të studioj portugalisht ashtu siç më është dashur të studioj frëngjisht, anglisht, spanjisht. Fakti që portugalishtja ka të njëjtën gramatikë do të më ndihmojë. Fitorja është një moment i shkurtër, feston dhe shikon përpara.

Humbja është e njëjtë, është zhgënjim, trishtim, por futbolli gjithmonë të jep mundësinë të shikosh përpara. Unë i mbaj të gjitha, fitoret dhe humbjet. Humbjet të japin mundësinë të përmirësohesh”, tha Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga