
Theo, Lucas Hernandez
Paris Saint-Germain triumfoi në finalen e Champions League përballë Interit me rezultatin e thellë 5-0. Një përballje ajo e së shtunës ku domioni totalisht skuadra e drejtuar nga Luis Enrique.
Prej ditesh, nuk kanë munguar shakatë dhe ironitë kundrejt ekipit zikaltër nga fansat dhe lojtarët nëpër rrjetet sociale. Së fundmi, nuk ka munguar as ironia e Theo Hernandez ndaj rivalëve të qytetit.
Mbrojtësi i Milanit ka “tallur” Interin në një postim të vëllait të tij Lucasit, i cili luan për PSG-në. “Çfarë lufte”, shkruan Theo duke ironizuar Interin, ndërsa vëllai i tij i dërgon dy zemra kuqezi
Poll