
Simone Inzaghi
Ditën e sotme, Simone Inzaghi konfirmoi se nuk do të jetë më trajneri i Interit. 49-vjeçari që ishte një hap larg triumfit në Champions League do të marrë drejtimin e Al Hilal për sezonin e ardhshëm.
Nga Italia është konfirmuar se Inzaghi nuk do të jetë i vetmi nga Milano që do të bëhet pjesë e Al Hilal për sezonin tjetër. Theo Hernandez do t’i thotë lamtumirë Milanit në verë.
Kontrata e mbrojtësit francez me klubin kuqezi skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe pritet të shitet për një shifër të konsiderueshme. Së shpejti Theo Hernandez do të marrë një vendim përfundimtar.
Poll