
Cristiano Ronaldo
Me shumë gjasa Cristiano Ronaldo do të largohet nga Al Nassr në fund të këtij sezoni. Yllit të Kombëtares portugeze i skadon kontrata me klubin arab dhe nuk është i prirur të rinovojë.
Sulmuesi 40-vjeçar kërkon një ekip që do të luajë në Kupën e Botës për Klube. Përflitej se CR7 do të transferohej tek Fluminense, por mediat portugeze kanë hedhur poshtë gjithçka.
Agjenti i tij Jorge Mendes ka refuzuar ofertën e klubit brazilian për Cristiano Ronaldon. Presidenti i Fluminense, Mario Bittencourt kishte pyetur agjentin e portugezit nëse ai donte të transferohej, por përgjigja ishte negative.
Poll