
Joachim Low ka shprehur habinë e tij që Florian Wirtz zgjodhi t’i bashkohej Liverpoolit në vend që të ndiqte Xabi Alonson te Real Madridi. Megjithatë, 65-vjeçari theksoi gjithashtu mosbesimin e tij në aftësinë e Wirtz për të pasur sukses në Premier League, duke e përshkruar 22-vjeçarin si një lojtar pa “tavan”.
“Kalimi në Premier League gjithmonë vjen me sfida, duke filluar me ritmin e lojës. Por Florian Wirtz nuk ka asnjë kufi. Ai është padyshim gati për hapin tjetër. Kjo ndjenjë ka ekzistuar prej kohësh.
Mendova se do të kishte më shumë gjasa të zgjidhte Real Madridin nëse do të transferohej jashtë vendit. Ai është zhvilluar jashtëzakonisht shumë nën drejtimin e Alonsos. Ata kanë një marrëdhënie të fortë të bazuar në besim dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për një lojtar të ri”, e mbylli Low.