
Flamurtari ka zyrtarizuar takimin e radhës që do të zhvillojë në kuadër të përgatitjeve për pjesën e mbetur të kampionatit. Miqësorja do të jetë Flamurtari - Aktobe FC, Kazakistan, që do të luhet ditën e hënë, në orën 17:00 me orën lokale dhe do të luhet në Belek, Antalaa
Kjo është miqësorja e dytë që zhvillon Flamurtari në Turqi, pasi takimin e parë që kishte me Fc Tobolin, që sot e pret në miqësore Tirana, e humbi me rezultatin 2-0.
Kjo është mundësia e radhës, që ekipi të tregojë realisht përgatitjen që ata kanë zhvilluar këto ditë qëndrimi në Turqi dhe për të kuptuar më pas problemet që do të ketë ekipi për tu marrë parasysh nga trajneri Gentjan Mezani.
[gallery columns="1" size="full" ids="73533"]