Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tmerrohen familjarët e Grealish, hajdutët hyjnë në vilë dhe grabisin 1.1 milionë euro plus bizhuteri

Shkruar nga NEWSPORT
Tmerrohen familjarët e Grealish, hajdutët hyjnë në vilë

Yjet e futbollit vazhdojnë të jenë “pre” e grabitësve. Këtë herë është Jack Grealish, i cili është përballur me diçka të tillë. Në fakt për yllin e Manchester Cityt është një grabitje si në filma.

Sipas mediave britanikë bëhet me dije se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Grealish dhe kanë arritur të marrin 1.1 milionë euro plus bizhuteri të ndryshme. Në atë moment në shtëpi ndodheshin edhe familjarët e anglezit, të cilët ishin mbledhur për të parë sfidën që Manchester City po luante me Everton.

E fejuara, prindërit, dy  motrat dhe vëllai kanë telefonuar menjëherë policinë nga frika se mund të merreshin peng. Policia menjëherë ka arritur në vendngjarje, por grabitësit u larguan pasi vodhën 1.1 milionë euro dhe disa bizhu.  Vila luksoze ndodhet në Cheshire, një pjesë rurale e Anglisë midis Manchesterit dhe Liverpoolit.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga