
Pasi Youri Tielemans arriti marrëveshjen me Aston Villa dhe Aouar e Ndicka me Romën, një objektiv i ri për një transferim me kosto zero duket se nuk do t'i mundësohet Milanit. Reiss Nelson është gati të rinovojë kontratën me Arsenalin deri në vitin 2027. Marrëveshja tashmë është arritur dhe e vetmja gjë që mungon është statusi zyrtar nga londinezët.
Milan e kishte nën lupë 23- vjeçarin anësor dhe e dëshironte në ekip për t përforcuar krahun e djathtë të sulmit. Tashmë kuqezinjtë duhet të heqin dorë nga anglezi dhe të shikojnë për një tjetër mundësi. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, Milani ka humbur terren në merkato teksa kanë humbur lidhjet që dyshja kishte me agjentët apo lojtarët në treg.
Poll