Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tjetër rritje për ish-lojtarin e Partizanit, Matondo shkëlqen në Superligën turke

Shkruar nga NEWSPORT
Tjetër rritje për ish-lojtarin e Partizanit, Matondo shkëlqen

Massanga Matondo është kthyer në lojtar kyç për skuadrën e Hatayspor në Turqi. Ish-mesfushori  i Partizanit me paraqitjet e tij ia ka dalë që të fitojë rritje të vlerës në “transfermarkt”, faqen që vlerëson ecurinë e lojtarëve.

Me rritjen e fundit, Matondo vlen 1.5 milionë euro duke u bërë kështu dhe një prej lojtarëve më të vlerësuar të klubit. Vlera e tij te Partizani kapi shifrën e 500 mijë eurove, ndërsa në Turqi fillimisht u rrit në 1.3 milionë euro.

Matondo është kthyer dhe në lojtar të rëndësishëm për skuadrën e tij, pasi në 14 ndeshje të Superligës turke është preferuar 12 herë titullar dhe 2 të tjera si zëvendësues duke marrë minuta në çdo takim si i grumbulluar. Kujtojmë se te Hatayspor është shok skuadre me Visar Bekajn, ish-portierin e Tiranës.

Lojtari i kombëtares kongoleze u largua nga Partizani për shifrën e 600 mijë eurove në merkaton e verës, kur kishte dhe 1 vit kontratë të mbetur. Marrëveshja e  re që u firmos është e vlefshme deri në vitin 2027, teksa Partizani ruajti 20% të kartonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga