
Juventus u eleminua mbrëmjen e djeshme nga Sevilla në gjysmëfinalen e UEFA Europa League. Bardhezinjtë u mposhtën më rezultatin 2-1 nga Sevilla që tashmë ka prerë një biletë për në finale. Sikur të mos mjaftonte më kaq gjatë pjesës së parë u dëmtua edhe mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli. Fagioli doli nga fusha e lojës në pjesën e parë për shkak të një dëmtimi të rëndë në klavikul, që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Për gjendjen e lojtarit ka dalë një dekalaratë vetë klubi.
“Nicolò Fagioli, pas lëndimit të marrë mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Sevilla-Juventus , pësoi një frakturë në kockën e djathtë të kllapave.
Pasditen e sotme ai do t'i nënshtrohet analizave të mëtejshme instrumentale në J|Medical dhe nesër do t'i nënshtrohet një operacioni për të nisur më pas procesin e rehabilitimit që synon rifillimin e aktivitetit”, ka shkruar Juventus.