
Sfida mes Gjilanit dhe Ballkanit ka përfunduar në barazim pa gola 0 me 0. Të besuarit e Ilir Dajës u ndalën në transfertë, teksa kjo bëhet ndeshja e katërt radhazi pa fitore në kampionat.
Më parë ato kishin humbur me Dritën dhe Llapin, ndërsa barazuan kundër Prishtinës. Kështu mbyllen dy faza kampionat në Kosovë.
Ballkani qëndron në vendin e parë me 40 pikë, 6 më shumë se Llapi dhe Drita ndjekëse. Kujtojmë se kjo ndeshje ishte e prapambetur për javën e 13 në Superiore.
Gjilani merr kështu një pikë pas 2 humbjeve. Ata mbajnë vendin e tetë me 18 pikë, që përkon me atë të “play-out”. 3 më shumë ka Feronikeli.
Poll