Drejtori i Partizanit Olsi Rama theksoi për "Supersport" se synon jo thjesht një ekip që të konkurojë në kupat e Europës, por një ekip konkurues dhe për sezonin e ri.
"E kam ngritur titullin dhe më para në basketboll. Por kjo është kënaqësi e veçantë. Jam miku i këtyrë djemve, presidentit. Arritëm të kthenim titullin pas shumë kohësh.
Ka qenë një fat të madh që kam punuar me Skënder Gegën dhe me këtë staf teknik e këta lojtarë. Ndamë detyrat që në fillim se çfarë duhet të bënim.
Objektivi jonë në fillim nuk ka qenë që të dilnim kampionë. Aty ku punon, ku ka brumë vijnë dhe rezultatet. Shpresojmë të vijnë sa më shumë rezultate.
Unë mendoj që ajo që tentuam ishim të mbanim ekipin larg presionit. Jam njeri që nuk merrem me polemika. Mendoj se ka gjithmonë gabime njerëzore. Edhe ne kemi bërë gabime. Nuk ka qenë qëllimi jonë të jemi konfliktual. Në sezonet e kaluara, mbase. Tani jo më.
Lojtarët kanë të impenjuar. Nuk kemi qëllim të bëjmë polemika. Si klub i madh, Partizani ka për detyrë të mbrojë imazhin e tij dhe sportdashësit. Kjo na ka ndihmuar të jemi më të qetë.
Ekipi i ka pushimet e merituara. Është lodhjje e madhe të luash 36 ndeshje. Kemi patur dhe dy faza përgatitore vjet në verë. Këta djem e meritojnë të shkojnë në familjet e tyre të çlirohen fizikisht dhe psikologjikisht. Kam patur më shumë ngarkesë deri në momentin e derbit me Tiranën.
Përforcimet nuk bëhen në maj. Do të shohim për vendimet që do ta marrim.
E dimë për kundërshtarët tanë. Planet nuk janë vetëm për Champions League apo Europa League, por të bëjmë një Partizanin të fortë dhe për sezonin e ardhshëm. Shihemi kampionatin tjetër", përfundoi zyrtari i lartë i kampionëve të Shqipërisë.
Hapësire reklamuese