Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E BUJSHME/ Sulmues i ri për Kombëtaren?! Trajneri kuqezi bën DEKLARATËN: Po e shohim…

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Sulmues i ri për Kombëtaren?! Trajneri kuqezi bën
Medin Memeti

Trajneri i Shqipërisë U-21 Alban Bushi, ka folur për “News24” në lidhje me mundësinë e afrimit të lojtarëve të rinj te kjo grupmoshë, ndërsa përgjigja e 52-vjeçarit, ka dhënë shpresë për sulmuesin Medin Memeti.

Keni bërë gati ndonjë dhuratë për trajnerin Silvinjo, ndonjë element të ri që mund të bashkohet me Kombëtaren?

“Unë kam, por nuk i kam treguar. Dhe kur e takova, pardje. Takohemi se jemi në një kat, nuk është se ia tregoj lojtarët që marr tani. Në kuptimin e mirë. Nuk është se janë gati për ekipin A, ngaqë i ka qejf të marrë lojtarë nga ekipi U-21.

Ka dhe të drejtë sepse ka më shumë emocione dhe përgjegjësi. Kemi dy-tre lojtarë shumë të mirë. Në mars kemi ndeshjet tona, me Amerikën dhe Japoninë dhe kemi dy lojtarë. Kemi katër le të themi, por dy janë 100% që do vijnë deri tani.

Me dy jemi duke folur, mendoj se do vijnë dhe ato, por janë shumë të mirë. Mendoj se shumë shpejt do jenë ekipin kombëtar A dhe jam shumë i lumtur që do të jenë me ne”.

Rolet?

“Mbrojtës i djathtë, është një sulmues që po bën shumë mirë tani në botë. Prapë një mesfushor shumë i mirë në 8 dhe prapë një sulmues. Është dhe një mbrojtës, shumë i mirë që nuk jemi të sigurt a do vijë.

Mbrojtësi është datëlindja 2009, shumë i mirë. Është goxha i vogël, 16-17 vjeç. Ne kemi datëlindja 2004, por nëse e marrim do e fusim se lojtar i nivelit shumë të lartë. Ai luan te ekipet e para në kampionatin e tij”, u shpreh Bushi.

Fraza “është një sulmues që po bën shumë mirë tani në botë”, lë të nënkuptuar se ka të bëjë me Medin Memetin, i cili po dhuron spektakël te Melbourne City dhe deri tani ka zgjedhur të përfaqësojë Australinë U-20.     

Poll

Lexo gjithashtu