
Visar Bekaj është një nga lojtarët e Superiores që kanë marrë ftesat për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Portieri i Tiranës është pjesë e përhershme e Përfaqësueses së Kosovës pas paraqitjeve të shkëlqyera me bardheblutë.
Përpara ndeshjes, Bekaj ka marrë një dhuratë të veçantë. Shumë futbollistë, zgjedhin të veshin palestrina të personalizuara dhe gardiani ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Në një nga palestrant është stampuar një foto nga festa e titullit kampion me Tiranën ndërsa në tjetrën është një foto e tij me bashkëshorten.
Një mënyrë e veçantë për t’u frymëzuar e motivuar përpara ndeshjes me Izrtaelin, të shtunën në orën 18:00.
Poll