Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Titulli i tretë në histori, NAPOLI nis përgatitjet për fitimin e SCUDETTOS

Shkruar nga NEWSPORT
Titulli i tretë në histori, NAPOLI nis përgatitjet për

Napoli është me një dorë te titulli kampion këtë sezon. Skuadra e Luciano Spallettit kryeson Serie A me 15 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Inter. Ekipi napolitan po bën një sezon afër përfektes, pasi kanë treguar një forcë ndaj çdo kundërshtari.

Fitorja 2-0 ndaj Frankfurt në ndeshjen e parë në Champions League është gjithashtu një tregues se Napoli këtë sezon do të “glabërojë” sa më shumë fitore dhe trofe të mundet.

Kanë mbetur edhe 15 javë për tu zhvilluar dhe po kaq pikë diferencë, duket se tashmë nëjra dorë është vendosur te Scudetto.

“La Repubblica” raporton që një ngjarje tashmë është planifikuar që të mbahet në Piazza del Plebiscito më 4 qershor, pasi që sezoni të përfundojë e ku Napoli do të festojë Scudetton. Këngëtari i njohur Gigi D’Alessio pritet të këndojë.

Një tjetër ide është që të organizohen ngjarje në secilën lagje për të shmangur turmat e mëdha në qendër të qytetit. Qyteti i Napolit ka një popullësi mbi tre milionë banorë dhe duke qenë së është vetëm një klub në qytet, qindra mijëra njerëz do të mund të mblidhen në këtë festë.

Plane të tjera po ashtu janë duke u bërë, duke filluar nga plani për trafikun deri te menaxhimi i rendit publik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga