
Tirana dhe Erzeni do përballen sot në ndeshjen e tretë dhe të fundit në volejboll për meshkuj, sa i takon fazës finale të kampionatit kombëtar. Skuadrat do jenë përballë njëra-tjetrës në orën 18:00 në sallën e “Feti Borova” në kryeqytet.
Pas 28 vitesh pritje, Tirana ka në dorë të kthejë titullin kampion në favor të tyre, duke qenë se ka fituar edhe dy ndeshjet e para me shijakasit. Pritet që sot Pallati i Sportit të jetë i mbushur me tifozë, teksa volejbolli është drejt ngjyrave bardheblu.
Edhe grupimi i ultrasve bardheblu. “Fanatics” kanë konfirmuar prezencën në shkallët e “Feti Borovës”.
“Sot ne 18:00 ne Parkun Olimpik "Feti Borova", luhet finalja e sezonit per çunat bardheblu!
Shkojme bashke per trofeun e dyte sezonal...per festen e rradhes, per traditen...per kampionet!
18:00..."Feti Borova"
Per Tironen!”, njoftojnë tifozët.