Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana u mposht nga Egnatia, por fitoi tifozin më të ri special të kryeqytetit

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana luajti të hënën kundër Egnatias, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të rrogozhinasve. Megjithëse klima e krijuar nuk është më e mira e mundshme, atmosferën bardheblu e ka “kuruar” një tifoz special. Bëhet fjalë për Matias Agën.

Vogëlushi kryeqytetas ende nuk di t’i shqiptojë mirë fjalët. Mirëpo kur vjen puna për te Tirana, duket se nuk ka nevojë ta mësojnë se zemra e vogël i rreh fort dy ngjyrat bardheblu.

Babai i tij nuk ka ngurruar ta zbresë në fushë para ndeshjes. I veshur me kostumin e Tiranës, me shallin në qafë dhe si një tifoz i “moçëm”, qëndron i palëvizur në portë si për të trembur kundërshtarin. Edhe pse ishte dëshmitar i një ndeshje ku skuadra e tij nuk fitoi, me siguri po pret me padurim të radhës për të qenë sërish aty me ekipin e tij.

[caption id="attachment_710417" align="alignnone" width="1024"]Mici, babai i Matias dhe vogelushi Mici, babai i Matias dhe vogelushi[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga