
Tirana përpos merkatos, po mendon edhe për imazhin e ri që do të ketë këtë sezon në Kategorinë Superiore. Pritet që të ketë ndryshime në përbërjen e stafit dhe të strukturave që formojnë këtë klub.
Çdo gjë pritet që të bëhet publikë në ditët në vijim, ndërsa të hënën do të ketë një konferencë për shtyp, ku do të jetë presidenti Refik Halili së bashku me stafin e ri drejtues, i cili do të bëjë prezantimin e tyre zyrtar, por edhe projektin për sezonin e ri.
Tirana përpos të gjithave, ka kryer merkato të mirë dhe me egon e madhe për t'iu rikthyer luftës për titullin kampion. Që prej vitit 2009 bardheblutë nuk kanë fituar trofe, ndërsa duan që ta rikthejnë atë në kryeqytet. Ky duket se do të jetë sezoni më i mirë për ta, ndërsa edhe strukturat organizative kanë një rëndësi të madhe në klub, çka i kanë dhënë ndihmesë dhe ecurisë së skuadrës gjatë viteve të fundit.