Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana rikthehet në “Air Albania”, bardheblutë publikojnë çmimet e biletave

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana do të presë Skënderbeun në “Air Albania”, ditën e dielë në orën 17:00, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Bardheblutë kërkojnë me çdo kusht rikthimin te fitorja pas barazimit dramatik ndaj Teutës. Tani që kanë humbur edhe vendin e 3-të, nuk ka rrugë tjetër veç triumfit ndaj korçarëve.

Kryeqytetasit do të rikthehen të luajnë në “Air Albania” dhe klubi ka publikuar çmimet e biletave për tifozët. “Karshia” kushton 800 lekë, ndërsa tirbunat pas porte vlejnë 400 lekë. Biletat do të jenë në shitje në pikën e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” nga ora 09:00 deri në 17:00.

Bardheblutë do të vuajnë mungesën e Albi Dokës të ndëshkuar me karton të kuq, si dhe Fjoart Jonuzit të dëmtuar. Në dyshim ishte edhe mbrojtësi Florjan Përgjoni, por ditën e fundit i është bashkuar grupit të plotë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga