Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana prezanton sponsorin e ri, klubi bardheblu në një model europian

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana prezanton sponsorin e ri, klubi bardheblu në një model europian

Tirana ka bërë sot prezantimin zyrtar të sponsorit teknik, i cili për këtë sezon është firma e veshjeve "Macron". Modeli i prezantimit të sponsorit të ri dhe i fanellave të sezonit 2016-2017 është qartësisht i huazuar nga klubet më të mëdha europiane. Tirana e fut këtë frymë të re në futbollin shqiptar në një moment që sporti po merr zhvillim tjetër në vendin tonë duke parë ecurinë e klubeve dhe të përfaqësueses kuqezi.

Prezantimi i fanellave është bërë nga pesë futbollistë. Klubi ka përzgjedhur kapitenin Karabeci, zëvendës kapitenin Muça, portierët Bakaj e Lika si dhe afrikanin Merveil për të prezantuar fanellat e sezonit të ri. Tradicionalja bardheblu do të jetë fanella kryesore e sezonit, ndërsa uniforma e dytë do të jetë ajo me ngjyrë të zezë dhe e treta e bardhë me vija të zeza.

"Sezoni 2016-2017 e gjen skuadrën bardheblu të veshur me "Macron". Kjo kompani do të jetë sponsori teknik i KF Tiranës, për ekipin e parë dhe ekipet zinxhir, duke përmirësuar kështu cilësinë dhe të Akademisë. Sot janë prezantuar uniformat e këtij sezoni. Fanella bardheblu do të jetë uniforma e parë, e dyta në ngjyrat gri dhe treta e bardhë me të zezë. Gjithashtu janë prezantuar dhe dy uniformat e portierëve. Kapiteni Karabeci, zëvendes kapiteni Muça, Merveil dhe dy portierët Lika e Bakaj kanë prezantuar sot në ambientet e stadiumit "Selman Stermasi sponsorin e ri teknik për sezonin 2016-2017", shkruan faqja zyrtare e klubit bardheblu.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga