
Tirana do të presë Lushnjen nesër në orën 13:00 në Selman Stërmasi për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës. Sfida e parë u mbyll me fitoren e pastër të bardhebluve, 3-0, në Roza Haxhiu dhe ndeshja e nesërme nuk pritet të ketë shumë histori por me Tiranën që pret vetëm 90 minutat për t ëmësuar më pas kundërshtarin në gjysmëfinale.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar tifozët në rrjete sociale për çmimet e biletave që variojnë nga 200 lekë karshia dhe ajo prapa portës tek 500 lekë në tribunën kryesore. Trajneri Shehi pritet të inkuadrojë lojtarët e akademisë dhe ata që kanë marrë pak minuta këtë sezon ndërsa Regi Lushkja do ta nisë titullarë për të arritur sa më shpejt ambientimin me bardheblutë.
Poll