
Tirana do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Naftëtarit në transfertë, nga ku bardheblutë do të kërkojnë të marrin një tjetër fitore për të vazhduar të qetë pjesën tjetër të kampionatit.
Mësohet se Tirana pas transfertës ndaj Naftëtarit ka planifikuar disa ditë pushime, që do të zgjasin deri në datën 12 janar. Më pas, ekipi së bashku me sfatin teknik do të grumbullohen në kryeqytet për të përcaktuar detajet për fazën përgatitore.
Mundësia është e madhe që ekipi i Tiranës të zhvillojë fazën përgatitore në Turqi, por gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.
Poll